No menu items!
More

    Top News – Ukraina e ka ‘dorën e rëndë’ / Rusia, pesë ditë për të shuar flakët në depon e naftës


    Zjarrfikësit rusë kanë shuar flakët në një “uzinë industriale” në rajonin e Vollgës, tha një zyrtar lokal të hënën, pesë ditë pasi Ukraina tha se kishte goditur një depo nafte atje që furnizonte një bazë ajrore për avionët bombardues bërthamorë rusë.
    Guvernatori i rajonit, Roman Busargin, tha se zjarri në vendin që ai nuk e identifikoi, ishte shuar gjatë natës, por punonjësit e emergjencave vazhdojnë të qëndrojnë atje. “Puna vazhdon”, tha ai, pa specifikuar se çfarë veprimesh të mëtejshme nevojiten. Sulmi i 8 janarit me dron ukrainas në qytetin Engels shkaktoi një zjarr të madh në të cilin vdiqën dy zjarrfikës dhe bëri që guvernatori lokal të shpallte gjendjen e jashtëzakonshme. Qytetet Saratov dhe Engels, në juglindje të rusisë, u vunë të mërkurën e kaluar nën një sulm masiv me dronë, gjatë natës, dhe moska tha se një ndërtesë industriale e paspecifikuar u dëmtua. Ushtria e Ukrainës tha në anën tjetër se kishte goditur një fabrikë ruse të naftës që furnizonte me karburant aeroportin ushtarak Engels-2 dhe bombarduesit strategjikë të Rusisë të vendosur atje, duke shkaktuar një “zjarr masiv”. Ukraina ka shënjestruar vazhdimisht objektet ruse të naftës, për të cilat thotë se mbështesin përpjekjet e Moskës në luftë. Kievi gjithashtu ka sulmuar në mënyrë të përsëritur bazën ajrore Engels, e njohur gjithashtu si Engels-2. Ajo strehon bombarduesit strategjikë rusë Tu-95 dhe Tu-160, të cilët kanë kryer sulmet me raketa në Ukrainë gjatë gati tre viteve të luftës. Engels-2 ndodhet rreth 500 km nga kufiri ukrainas, thellë në territorin rus.

    Pamje:AFP

    Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

    Për më shumë vizitoni:

    Subscribe to “Top Channel” on YouTube Channel for NEWS and TV
    Shows HERE:
    For more content from click HERE: www.top-channel.tv
    Like Top Channel on Facebook HERE:
    Follow Top Channel on Instagram HERE:
    Follow Top Channel on Twitter HERE:
    #TopNews#Ukraina#Lufta

    source

    div style="text-align: center;">